Maqedonasi tregon si nxori të plagosurit: Nuk ka rëndësi nëse janë shqiptarë apo romë...

Maqedonasi tregon si nxori të plagosurit: Nuk ka rëndësi nëse janë shqiptarë apo romë...

Dëshmi prekëse vijnë nga aksidenti tragjik i ndodhur një natë më parë në Maqedoni me 14 viktima e dhjetëra të plagosur. Një person ka shprehur përvojën e tij të hidhur në rrjetet sociale, duke treguar se si është angazhuar për të shpëtuar të plagosurit brenda autobusit të linjës Shkup-Tetovë. Dëshmitari, i cili shkruan në maqedonisht në rrjetet sociale, thotë se në ato momente të vështira nuk ka rëndësi se i çfarë kombësie je, kur kemi të bëjmë me shpëtimin e një jete.

“Me duart e mia kam nxjerrë 4 trupa dhe 2 të plagosur nga aksidenti në Karpalak. Në momente të tilla nuk mendon  nëse është një shqiptar, një maqedonas, apo një rom, në momente të tilla një person tregon se si ai është njeri … “, tregon historinë dëshmitari.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme  një orë pas mesnate, qeveria maqedonase shpalli dy ditë zie kombëtare, 14 dhe 15 shkurtin.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtshkrimi: 14/02/2019 09:35

    ..shqiptar,maqedon,apo rom...perktheje e shqiperoje drejt..,se ashtu si e ke shkruajtur ka tendence racizmi e perbuzje...!..Ngushellime familjeve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki