Shëngjin/ Lule në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit: Makinat ecin me shpejtësi, mungon sinjalistikë! Prek nëna: O Zot më merr dhe mua

SHËNGJIN- Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e lekë . Report Tv ishte sot me gazetari Elvis Hila në këtë zonë bregdetare ku vetë pushuesit shprehen se drejtuesit e automjeteve lëvizin me shpejtësi dhe se në këtë rrugë të frekuentuar nga pushuesit mungon sinjalistika. Kjo vihet re edhe në pamjet që Report Tv sjell, ku pushuesit kalojnë mes makinave.

"Jam banorë i kësaj lagjeje, situata është shumë e keqe në këtë rrugë, kalojnë makinat me shumë shpejtësi, s'ka barriera, s'ka vija të bardha, ne kemi fëmijë, unë dje sapo kalova me fëmijët e mi, hyra të dyqani, ndjeva një krismë, jemi shumë të tronditur prej kësaj ngjarjeje, kur kam parë fëmijën e vet nuk di se çfarë të them nëna dhe babai i vet duke ulëritur duke bërtitur, gjendja është tepër e rënduar, s'kam arritur...policia ka dhe nuk e di pse dje nuk kishte polic, dje se di pse nuk ka pasur. Në fund të fundit, faji nuk është i policisë, është faji i Bashkisë, apo i atyre që marrin taksat", tha një dëshmitar.

"Makina lëvizin shumë shpejt, vetëm një polic është këtu që bën detyrën, këtu bëhet krimi dhe zbutet dënimi, nuk zbatohet ligji. Ka vdekur një fëmijë 6 vjeç, sa ka filluar që të njoh prindërit, shokët e vet, u fut në asfalt. Duhet të merren masa, që të shoferi, te ai që nuk zbaton detyrën, duke mos përjashtuar prindërin që i iku fëmija nga duart", tha një tjetër.

Për ngjarjen policia arrestoi Shtjefen Prengën 56 vjeç, drejtuesin e furgonit për të cilin po hetohet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit.  6-vjeçari ishte krah familjes së tij me origjinë nga Burreli kur për një moment është shkëputur nga prindërit, duke përfunduar nën rrotat e furgonit.

Ngjarja e një dite më parë nuk është një rast i izoluar.Gjatë sezonit turistik zona është shumë e populluar dhe incidentet janë të vazhdueshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s'vdiqëm dhe ne me ty

Nëna e 6-vjeçarit, Besa Nuzi, ka gjetur forcën nga dhimbja e madhe që i ka kapluar shpirtin dhe i ka dedikuar disa rreshta shumë prekës djalit të saj, që sot nuk jeton më. Me humbjen e të voglit të saj, nëna shkruan se nuk ka më dëshirë të jetojë, teksa ka edhe një lutje për Zotin, që ta marrë edhe atë nga kjo botë.

" O Shpirt, o zemër, o jeta mamit ti, ma vrave shpirtin o zemër, pse ike ngele vetëm o shpirt, pse nuk vdiqëm të gjithë me ty pse, o i bukuri im, a po të mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot më vdis dhe mua o Zot", ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe foton e të voglit.

Ora 11:08
Përplasja që i mori jetën 6-vjeçarit në Shëngjin, dëshmitari për Report Tv: Krisma ishte aq e fortë sa mendova se u përplasën 2 makina

 

Për Report Tv, një nga dëshmitarët e aksidentit, ka rrëfyer detaje nga ai aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 6-vjeçar. Ai ka deklaruar se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kishte menduar se ishin përplasur 2 makina.

"Furgoni me çfarë dëgjova vetë ishte pa shpejtësi, nuk e di pse i ka ik fëmija, nuk arrij ta kuptoj, se isha brenda në dyqan kur dëgjova krismën, ishte shumë e fortë mendova se u përplas makinë me makinë", tha dëshmitari.  

Ora 10:11
Aksidentoi për vdekje 6-vjeçarin në Shëngjin, arrestohet shoferi

1629360838_1629273339Screenshot1.jpg

Shtjefen Prenga është shoferi i furgonit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin një ditë më parë në Shëngjin, të cilit sot i janë vënë prangat. Report Tv mëson se Prenga 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë është arrestuar pasi akuzohet si autor i aksidentit me pasoja tragjike, ku i mori jetën 6-vjeçarit që për një moment iu shkëput nga dora prindërve, e për pasojë humbi dhe jetën.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shtjefen Prenga, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", thotë policia. 

Pushimet në Shëngjin të familjes nga Burreli u përgjakën një ditë më parë, pasi i vogli i tyre u përplas nga furgoni i linjës Lezhë-Shëngjin...6-vjeçari po i drejtohej bregut të detit, shoqëruar nga familjarët, por në një moment të keq u shkëput prej tyre duke u përplasur nga automjeti e ku fatkeqësisht gjeti vdekjen.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/08/2021 11:06

    Ne mes te nje rruge shume te populluar nga te dy anet e saj,ne kulmin w sezonit te plazhit, makinat vrapojne vetem per te vrare njerez. Nuk eshte aksident,eshte vrasje. Dhimbje pa mase per te bukrin vogelush.

    Përgjigju
  • Drejt: 19/08/2021 09:30

    Ai tani është një ëngjëll pa diskutim,por ty moj MAMI si te ka ra ndërmend osé ke pas kohë të publikosh mesazhe në rrjetet sociale?

    Përgjigju
  • Populli: 19/08/2021 09:10

    U prefte ne paqe zemra e vogel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia