Maqedoni, heshtja zgjedhore, SHBA
dhe BE, thirrje për zgjedhje të lira
Ishte Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit e cila sonte ka mbajtur mitingun e saj përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme në Tetovë, të cilat do të mbahen të dielën, ka promovuar kandidatët e kësaj partie në njësinë e 6-të zgjedhore.
SHKUP - Ishte Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit e cila sonte ka mbajtur mitingun e saj përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme në Tetovë, të cilat do të mbahen të dielën, ka promovuar kandidatët e kësaj partie në njësinë e 6-të zgjedhore.
Para qytetarëve Tetovar, Thaçi tha se ata janë një milion qytetarë dhe se kërkojnë një milion vota nga ta. Ai u premtoi atyre se me ardhjen e PDSH në pushtet ditën e hënë në mëngjes, ende pa dalë drita, do të ndalet zullumi ndaj shqiptarëve.
Thirrje për votim kanë bërë edhe kandidatët për deputet nga partitë RDK dhe BDI. E po ashtu edhe dy kandidatët për president, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.
Sot, ka qenë edhe dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
Ky cikël i dyfishtë zgjedhor për herë të parë mbahet në Maqedoni, dhe me 27 prill qytetarët do të votojnë për listat e partive për deputetë si dhe për listën me dy kandidatët për president të cilët janë në balotazh.
Ndërsa në këtë ditë, SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhjet e besueshme dhe transparente janë themel i të gjitha demokracive.
OSBE/ODIHR do të bëjë vlerësimin e procesit zgjedhor në tërësi, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e vendit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të UE-së në Shkup kanë ftuar liderët e partive politike dhe zyrtarët relevantë shtetërorë që të sigurojnë një mjedis ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë, transmeton INA
“Shpresojmë se pas zgjedhjeve të së dielës, do të punojmë me liderët e posa zgjedhur dhe me partitë opozitare në përforcimin e dialogut politik, duke u përqendruar në prioritetet kyçe të reformave dhe duke lëvizur vendin përpara në rrugën e integrimit euro-atlantik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të misionit të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni.
Marrë nga Kosova Press
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.3%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15