Maqedoni,Ahmeti kusht Gruevskit
Të pranohet deklarata e partive

Maqedoni,Ahmeti kusht Gruevskit<br />Të pranohet deklarata e partive
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi  ditën e djeshme se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në të Nikolla Gruevskit , e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Por kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim shton se nuk e ka vendosur ende nëse bisedimet do të përfundojnë me një ripërsëritje të partneritetit pasi forca politike që ai drejton aktualisht është duke marrë në konsideratë 4 opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin me LSDM-në, bashkimin në një qeveri teknike, ose qëndrimin në opozitë. 

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, partia e Nikolla Gruevskit fitoi 51 vende në Parlament, LSDM-ja 49 dhe BDI-ja 10. 

Shumë parti të tjera e kanë përjashtuar mundësinë e një aleance me VMRO-në, ndaj afrimi i BDI-së është një prej mundësive të pakta që i mbetet për formimin e qeverisë. 
Negociatat, sipas Ahmetit, nuk kanë do të jenë të lehta dhe ai nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit nëse partneri maqedonas nuk pranon deklaratën e përbashkët të partive etnike shqiptare, të dakordësuar më 7 janar. 

Deklarata 7-pikëshe synon barazinë e plotë mes shumicës maqedonase të vendit dhe komunitetit shqiptar, Dy partitë e tjera të bllokut shqiptar, Besa, që siguroi 5 vende në Parlament dhe PDSH-ja që mori 3, nuk do të marrin pjesë në negocjata për një qeveri të re me VMRO DPMNE-në.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!