Maqedoni,Ahmeti:Pakti me LSDM
nëse pranohen kushtet shqiptare

Maqedoni,Ahmeti:Pakti me LSDM<br />nëse pranohen kushtet shqiptare
Një ditë më parë komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn zhvilloi takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit tha se do të mbështese formimin e qeverisë nga ana e liderit të Lidhjes Social Demokrate, por vetëm pasi paraprakisht të ketë marrë garanci me shkrim se kjo parti do të mbështesë platformën e partive politike shqiptare.

Por lideri i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev tha se Ali Ahmeti nuk ka kërkuar asgjë në letër si dokument garanci për implementimin e platformes së partive politike shqiptare, por nëse një gjë tillë i kërkohet ai do ta ofroje duke shtuar se ka mendim pozitiv sa i përket platformes shqiptare.

Ai njëherësh ka theksuar se është i gatshëm për të biseduar me të gjitha partitë politike shqiptare .Ndërkaq Afrim Gashi zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa i cili është dhe një nga pesë deputetët e kësaj partie tha se Komisioneri Hahn i ka inkurajuar që të zhvillojnë bisedime ndërpartiake me qëllim të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Ndërsa lideri i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela pas takimit me Hahn tha se kishte përkrahjen e plotë të të gjitha kërkesave të cilat janë pjesë e platformes së partive politike.

Takimet e komisionarit Hahn në Maqedoni bëhen në kohën kur kanë filluar dhe zyrtarisht bisedimet mes BDI dhe LSDM për formimin e qeverisë së re, pasi presidenti Ivanov tha se do t`i jape mandatin atij lideri politik i cili do të ofroje dëshmi se ka siguruar shumicen parlamentare.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë