Për Landi Metkon, djalin fjalëpakë dhe të papërtuar të fshatit Selenicë, puna si bujk dhe modifikimi i mjeteve bujqësore janë dy faktorët kryesorë që e mbajnë ende në vendlindje. Ishte vetëm 12 vjeç kur i ati e merrte me vete për të punuar tokën. Sot ai ndjehet krenar që ka ndjekur gjurmët e tij.
Në Selenicë të Kolonjës ka ndërtuar familjen, madje ideja e largimit nga vendi nuk është në planet e të ardhmes. Sapo mbërrin në vendin e tij të punës, vë re se Landit nuk i mungon asnjë makineri.
“E kemi nisur me një traktor të vogël, nga puna e shumtë kemi arritur të blejmë 2 traktorë dhe një autokombajnë. Kam bërë një pompë lavazhi për të larë mjetet, edhe kundërpeshën e kam bërë vet se vinte goxha lekë”, tregon Landi për emisionin “Një nga ne”.
Dëmtimet e makinerive bujqësore dhe shpenzimet që kërkojnë janë të pashmangshme, por sërish 30-vjeçari është entuziast se do ia dalë të ngrejë pasurinë e tij me punën si bujk.
“Kemi 40 hektarë të mbjella, 3 hektar i kam të miat. Ka raste që e nis punën në 5 të mëngjesit deri në 2,3 të natës. Kemi hallin e kohës kur prishet dhe duhet t’i mbjellim me patjetër”.
I ati 68 vjeç, po ashtu nuk e ka ndalur punën. Do t’i bëhet krah fëmijëve që mos t’iu mungojë asgjë.
“Toka është pjellore. Nga Selenica nuk i heq fëmijët, as në Amerikë nuk i çoj. Pasioni i punës dhe paraja energjik të bëjnë. Po i ndihmoj që t’iu lë ndonjë pasuri këtyre, të kenë dhe të mos i varin kokën njeriu fare”.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2590
Lajme të tjera
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular
19 Prill, 11:34
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)
18 Prill, 07:53
-
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve! Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:30
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Korçë/ Iu përmbys traktori duke punuar tokën, 60 vjeçari përfundon në spital
15 Prill, 15:59
-
‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon
14 Prill, 14:46
-
Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore
14 Prill, 10:07
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
Të lumtë o Trim!..paç fat e mbarësi!.. gjithë Rinia duhet të marrë shembull!
PërgjigjuHallall djali. Bravo i qofte. Ket ta shofin gjermanet e marrin brenda ores.
PërgjigjuSh mire e kane.. doktorat qe ikin, pse te mos shkojne ne Selenice te punojne bujk qe te marrin rroge mw te mire po duhet te ikin ne gjermani, usa? Ikni ore mortje me keto propaganda rrembythje
Përgjigju