Maqedoni, Ambasada e SHBA 
bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve

Duket se caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme nuk është e mjaftueshme për politikën maqedonase, për t’i dhënë fund krizës politike.
 
“Fakti që vetëm një parti e madhe politike ka dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 5 qershorit e nënvizon dhe e përforcon shqetësimin se kushtet nuk janë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve të besueshme”, thonë burime pranë Ambasadës Amerikane në Shkup.
 
“Mbeten ende çështje të papërfunduara në lidhje me reformat në media, frikësimi i votuesve dhe Listat e votuesve. Vendimi i faljes të kryetarit prej 12 prillit vetëm se ka kontribuar në rritjen e ndjenjës të mosndëshkimit, veçanërisht në lidhje me praktikat e këqija të mundshme zgjedhore. Nëse ka zgjedhje më 5 qershor, ata nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni ose për të ndërtuar besimin në institucione dhe do të rrezikonte vetëm integrimin euroatlantik të vendit”, thekson i njëjti burim pranë Ambasadës.
 
Shtetet e Bashkuara u kërkojnë partive të ri-thërrasin Parlamentin për të anuluar zgjedhjet, të heqin vendimin e faljes, dhe të angazhohen për zbatimin e një agjende agresive të reformave të bazuar në marrëveshjen e Përzhinos, reformat prioritare urgjente të raportit të BE-së, Priebe dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse