SHKUP -Ish-kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundër Zbulim (DSK) në kohën e qeverisjes së LSDM-së Zoran Verushevski është arrestuar gjatë mbrëmjes nga policia e Shkupit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Arrestimi është konfirmuar nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas sqarimeve të bëra nga prokuroria e Maqedonisë Verushevski është arrestuar vetëm për armëmbajtje pa leje, e jo për veprat penale të raportuara nga mediat ku përfshihej dhe akuza për pornografi me të mitur.
Ata sqarojnë se Verushevski është nxjerrë që mbrëmë para gjykatësit hetues e prokurorit publik, dhe ndaj tij është dhënë masa e arrestit me 30 ditë. Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.
/Shqiptarja.com

VIDEO