Maqedoni, BDI arrin marrëveshjen
për gjuhën shqipe me LSDM-në

Maqedoni, BDI arrin marrëveshjen<br />për gjuhën shqipe me LSDM-në
MAQEDONI-Është arritur marrëveshja për ligjin e gjuhës shqipe mes BDI-së dhe LSDM-së, ndërkohë që është bërë e ditur që ditën e premte do të fillojnë bisedimet për bashkëqeverisjen.

Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu ka shtuar se nuk do të avancohet për pika të tjera pa u mbyllur plotësisht çështja e gjuhës shqipe.

Ndërkohë pas ligjit për gjuhën shqipe, ligji i ri i cili pritet të jetë një nga kusht për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisjen, është ai i barazisë ekonomik.

Lideri i LSDM-së,  Zoran Zaev ka deklaruar sot se Qeveria e re pritet që të formohet në mars pasi partia e tij ka arritur marrëveshje me partitë shqiptare.

“Tash mund të bëjmë marrëveshje për ndarje të Ministrive dhe platformën për reformë në Qeverinë e ardhshme”,  u ka thënë Zaev gazetarëve në Sarajevë,

Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri