“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij. Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la hapësirë të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune.
Ndërsa në kampin tjetër të partisë Aleanca për Shqiptarët, duken të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve. Kryetari i saj Ziadin Sela deklaroi se nuk do i njohë këto zgjedhje pasi ka pasur parregullësi. “Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë. Kemi rreth 3 mijë vota më tepër se Ramiz Merko dhe BDI. Në çdo fshat të Strugës ne kemi fituar. Vota shqiptare në qytet është e jona, ai ka marrë votat e LSDM-së. Shqiptarët e kanë fituar këtë betejë.
Sela, nuk pranon rezultatin e votimeve të sotme në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se ka pasur kërcënime dhe blerje votash nga aktivistë partiak së bashku me policinë. “Nuk pranojmë këtë rezultat. Do të dorëzojmë ankesa në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në Komisionin Shtetërore Zgjedhor”, tha Sela. Ai shtoi se kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, do ta pret në zgjedhje parlamentare dhe vlerësoi se Zoran Zaev ka arritur të thellon ndarjet etnike në Strugë./Alsat-M
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com









