Maqedoni, BDI mbështet Zoran
Zaev për formimin e qeverisë së re

Maqedoni, BDI mbështet Zoran<br />Zaev për formimin e qeverisë së re
MAQEDONI-Partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni ka vendosur që t’i japë mbështetjen e saj LSDM-së për të formuar qeverinë e re në vend.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, bëri publik vendimin e kryesisë së partisë së tij, duke shtuar se dhënia e nënshkrimeve për marrjen e mandatit të formimit të qeverisë, nuk nënkuptonte se ishte arritur një marrëveshje për një koalicion qeverisës.

“Ka dy rrugë për t’u arritur zyrtarizimi i gjuhës shqipe, pjesëmarrje në koalicion qeveritar, si edhe e dyta, mbështetje e një qeverie pakicë, por duke qëndruar në opozitë. Vendimi në këtë kohë komplekse dhe të krizës, vendimi i mirë është më i rëndësishëm se sa vendimi në kohë”, është shprehur më herët gjatë ditës Osmani.

Ndërkohë ,kryetari i BDI-së Ali Ameti, nuk e përjashtoi mundësinë që partia e tij të mbetet në opozitë.

Nga ana tjetër Osmani ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja dhe përpilimi i ligjit të gjuhës shqipe, po ky ligj ende nuk është bërë publik.

Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, është një nga pikat më të rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje mes BDI dhe LSDM-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë