SHKUP- Votat e shqiptarëve të Maqedonisë kanë rikthyer një shqiptar në krye të komunës së Kërçovës, pas 70 vitesh "qeverisjeje" vendore nga maqedonasit.
Fatmir Dehari, kryetari i ri i kërsaj komune në një intervistë telefonike për televizionin A1 REPORT tha se kjo është e merita e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht e atyre që erdhën nga mërgimi, enkas për të votuar.
“Fitorja nuk ishte e lehtë. Falë qytetarëve që jetojnë brenda dhe në veçanti diasporës që na mbështeti shumë shumë na ndihmoi dhe erdhi në mënyrën më dinjitoze për të votuar dhe më pas u kthye në vendet e punës.”- tha Dehari, duke shprehur falenderimin dhe për përkushtimin nga Tirana e Prishtina.
Kryetari i komunës së Kërçovës flet dhe për një presion nga qeveria maqedonase në këtë komunë.
“I gjithë pushteti maqedonas u përqëndrua në Kërçovë, kryeministri me fjalor të vrazhdë iu drejua qytetarëve maqedonas këtu. Na u bë presion, megjithatë shqiptarët arritën të demonstronin dinjitet dhe zgjedhjet u vlerësuan lart nga të gjithë”- thotë Dehari
Zgjedhjet në Maqedoni sollën fitoren e 11 komunave nga partite shqiptare në raundin e parë të tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim, fitoi në Çair të Shkupit, në Dibër të Madhe, në Saraj të Shkupit dhe Kërçovë. Koalicioni i partive i udhehequr nga VMRO-DPMNE fitoi më shumë vota në 54 komuna, koalicioni opozitar i udhëhequr nga LSDM ne 7 komuna, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) fitoi në 11 komuna, Partia Demokratike Shqiptare do te garoje ne raundin e dyte ne Struge, ku do te kete mbeshtetjen gjitheshqiptare kunder kandidatit te partive maqedonase dhe pritet te fitoje atje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com