MAQEDONI - Debatet parlamentare në të shumtën e rasteve janë stresuese dhe për më tepër dominon retorika aspak tërheqëse për veshin.
E tillë duket se ka qenë edhe seanca e Kuvendit të Maqedonisë e zhvilluar këtë të martë. Deputeti Amdi Bajrami, ka preferuar të dremisë për disa minuta sesa të dëgjojë debatin në foltore. Në ulëset e Kuvendit ai është filmuar teksa e ka zënë gjumi.
Videoja është publikuar në Facebook nga gazetari shqiptar në Maqedoni Furkan Saliu, i cili ironizon në këtë mënyrë: “Deputet ne #mkd … Profesion i ëndrrave”.
/Shqiptarja.com

Në Kuvendin e Maqedonisë u diskutua projektligji për gjuhët, i cili dështoi të miratohej për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive të koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com