Maqedoni, dështon mocioni i opozitës, qeveria Zaev qëndron

Maqedoni, dështon mocioni i opozitës, qeveria Zaev qëndron

Pak para mesnatës me 62 vota kundër, 40 për dhe 2 të përmbajtur nuk u miratua mosbesimi ndaj Qeverisë “Zaev”. VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend. VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve.

Gjatë debatit të ashpër në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve. Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve eurointegruese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare