Maqedoni,drejt qeverisë,dorëzohet
nisma për mbledhjen e parlamentit

Maqedoni,drejt qeverisë,dorëzohet<br />nisma për mbledhjen e parlamentit
Kryetari në largim i Kuvendit Trajko Veljanovski pranoi 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare që kërkonin vazhdimin e seancës konstituive dhe caktoi takim koordinues të grupeve parlamentare për mesditën e të martës që konsiston me vizitën e eurokomisionerit Hahn në Shkup.

Në njoftimin e kabinetit të Veljanovskit thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Ky Komision do të shqyrtojë emrat e mundshëm të kandidatëve për kryetar të Kuvendit, detyra e parë e të cilit do të jetë kërkimi i mandatit për formimin e Qeverisë së re nga presidenti Gjorge Ivanov.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, deklaroi se partitë akoma nuk kanë diskutuar mbi kandidatin e mundshëm për në krye të legjislativit.

"Presim që të caktohet seanca kurse paraprakisht do të ulemi të gjithë opsionet politike dhe do të diskutojmë rreth kandidatit të mundshëm që do të propozohet si kryetar i ardhshëm i Kuvendit" -tha Oliver Spasovski,i LSDM-së.

Ndërkohë Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim Johanes Hahn këtë të martë do të vizitojë Shkupin. Bashkë me të do të jenë edhe eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll. Sipas zëdhënëses së KE-së Maja Kocijançiq, vizita e Hahnit bashkë me eurodeputetët ka për qëllim ritheksimin e pozicionit të BE-së për respektimin e vullnetit zgjedhor dhe formimin e qeverisë e cila do të zbatojë pikat nga marrëveshja e Përzhinos./Alsat M

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj