MAQEDONI E VERIUT-Gjatë 24 orëve janë regjistruar dy vdekje të reja, duke e çuar në 11 numrin e viktimave nga COVID-19,
Këtë të mërkurë janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.
“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prill. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.
Numri i personave të shëruar ka arritur në 17.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 46 raste të shkeljes së masave të qeverisë për lëvizje gjatë kohës së ores kufizuese.