Maqedoni e Veriut/ 26 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, shkon në 7 numri i viktimave

Maqedoni e Veriut/ 26 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, shkon në 7 numri i viktimave

Foto ilustruese

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi duke e çuar numri e të vdekurve në 7, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 -vjeçare nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirusi dhe numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 285 persona.

Ai bëri të ditur se 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) janë shëruar plotësisht nga virusi dhe tashmë janë dërguar në shtëpitë e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se masat e qeverisë, respektivisht orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, 99 prej të cilëve janë shoqëruar në polici.

Kundër dy personave, Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur padi penale për veprat penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër