Maqedoni e Veriut, burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit e çështjes “Monstra”

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviç të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim.  Ndërsa i akuzuari tjetër Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviç janë dënuar në mungesë, ndërsa prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se të njëjtit ndodhen në Kosovë, prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.

Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime në sallën e gjykimit, si nga pala mbrojtëse ashtu dhe nga të dënuarit.

Avokati Asmir Alisqahiç akuzoi gjykatën dhe prokurorinë për standarde të dyfishta, në pjesën që ka të bëjë me paraburgimin duke theksuar se “shteti nuk ka fuqi apo lejon të ikin kriminelët e vërtetë ndërsa ndalojnë ata që nuk ikin drejtësisë pasi janë të vendosur që deri në fund që e vërteta të dalë në shesh.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial. Ky akt kishte nxitur më pas pakënaqësi e protesta të shumta që ishin përshkallëzuar në dhunë rrugëve të Shkupit nga banorët lokalë të komunitetit maqedonas, të cilit kishin sulmuar bashkëqytetarët e tyre por edhe pala shqiptare kishte organizuar protesta të shumta, duke mohuar që këtë vepër të rëndë ta kenë bërë shqiptarët, ndërsa edhe tani pretendojnë se rasti është i kurdisur nga shërbime sekrete për qëllime të klasës politike që ishte në atë kohë në pushtet.

Vrasja e pesëfishtë në Smillkovë dhe dilemat e shumta në opinion rreth motiveve të vrasjeve, të cilat nuk arriti t'i argumentojë prokuroria, bazuar në reagimet e palës mbrojtëse, familjarëve, por edhe të partive politike, duket se edhe në të ardhmen do të nxisë reagime të shumta në publik, përfshirë edhe protestat, të cilat sërish janë paralajmëruar për ditët në vijim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE