Maqedoni e Veriut/ Gjatë 24 orëve 66 persona të prekur nga COVID-19, arrin në 974 numri total i të infektuarve

Maqedoni e Veriut/ Gjatë 24 orëve 66 persona të prekur nga COVID-19, arrin në 974 numri total i të infektuarve

Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 66 raste të reja me virusin Covid-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 974 persona.

Rastet e reja të të prekurve me koronavirus raportohen në Shkup, Tetovë, Strugë, Velesh, Shtip, Gostivar e Ohër.

Gjithashtu një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje duke e çuar numrin total të viktimave në 45.

Lajmi i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut është se ditën e sotme kanë lënë spitalin infektiv 12 pacientë të cilët janë shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar luftën përballë pandemisë ka arritur në 98.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet