MAQEDONI E VERIUT- Tre persona, anëtarë të një familjeje, humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Maqedoninë e Veriut. Një makinë ku udhëtonin 5 anëtarët e familjes Asllani përfundoi në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.
Për pasojë, humbën jetën 3 gra, ndërsa drejtuesi i mjetit ende nuk është gjetur. Personi i katërt që është rrëmbyer nga rrjedha është drejtuesi i mjetit, dhe aksioni u ndërpre në orët e vona të mbrëmjes për të vazhduar sot për shkak të kushteve atmosferike dhe errësirës.
Fatmirësisht, një fëmijë 5-vjeçar arriti t’i shpëtojë mrekullisht aksidentit. Gjatë rrokullisjes së makinës, ai ka dalë jashtë saj dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital në Shkup. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.