Maqedoni e Veriut - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se Maqedonia e Veriut luan rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Në vizitën e tij të parë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Rutte u takua me presidenten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.
Pas takimit, Rutte dhe Davkova mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
"Maqedonia e Veriut është aleat i fortë", tha Rutte duke theksuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, kontributin në krahun lindor të Aleancës dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
"Kam nderin të takohem me disa nga anëtarët tuaj më vonë sot", tha ai duke iu referuar bisedimeve të planifikuara me ushtarët maqedonas.
Rutte u takua gjithashtu edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Komente









