Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pranuar dërgesën e dytë nga gjithsej 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia, raportojnë mediat vendase. Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar janë angazhuar personalisht të shkarkojnë-ngarkojnë dërgesën me vaksina. Por ajo që është e habitshme është fakti se vaksinat janë transportuar me makinë të thjeshtë, pavarësisht se për ruajtjen e tyre duhen temperatura shumë të ulëta. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në 14 shkurt dhe pas asaj dërgese nisi zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19.

Komente

