TIRANE- Shqiptarët e Maqedonisë kanë ndjekur me interes ndeshjen e mbrëmshme Serbi-Shqipëri, por pas ndërprerjes së djeshme ato që kanë rënë më shumë në sy kanë qenë festimet. Mediat maqedonase festimet e shqiptarëve i kanë vënë në qendër të vëmendjes pikërisht për faktin nëse ata gëzonin për qëndrimin e kombëtares së Shqipërisë apo për idenë se ëndrra për Shqipërinë e madhe po plotësohet.
 
Gazetarja Zerijeta Jajaga duke përcjellë atmosferën e krijuar në Maqedoni thotë se nuk ka patur incidente, edhe pse prania e uniformave blu ishte e madhe.
 
Pavarësisht spekulimeve se grupi “Zhvercera” mund të ishte autor i ngritjes së flamurit shqiptar mbi stadiumin e Beogradit, vetë grupi hedh poshtë këto zëra, duke theksuar se kjo nuk është vepër e tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)