STRUGE- Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga një grup maqedonasish në fshatin Vranishtë të Strugës.
Agjencia e lajmeve shqip në Maqedoni, Ina informon se tre të rinjtë nga fshati Llabunishtë janë sulmuar ndërsa po ktheheshin në shtëpi, pas festës së fitores së kandidatit shqiptar në komunën e Strugës, Ziadin Sela.
Të rinjtë kanë theksuar se ishin ndaluar nga grupi i maqedonasve në aksin rrugor Strugë – Veleshtë – Llabunishtë, në afërsi të fshatit Vranishtë dhe se janë rrahur dhe keqtrajtuar.
Të rinjt shqiptarë kanë marrë lëndime të rënda në trup dhe menjëherë janë dërguar në Spitalin e Strugës. Dr. Mirko Lekoski ka pranuar se tre pacientë që kanë pasur plagë trupore kanë marrë mjekimin dhe më pas janë larguar në shtëpi . Pas këtij incidenti, mbrëmë në Strugë ka mbizotëruar një situatë e tensionuar dhe se policia ka ndërhyrë për të ulur tensionet dhe është vënë në kërkim të dhunuesve.
FESTIMET MBREME NE STRUGE
Mbi 15 mijë shqiptarë festuan mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” fitoren e Ziadin Sela, kandidat i PDSH-së i mbështetur nga të gjitha partitë shqiptare.. Ai fitoi 19.315 vota kundrejt Vlladimir Koçoskit që fitoi 14.582 vota.
“Ju faleminderoj nga zemra juve 21 mijë votuesve që ju shënuat këtë fitore duke mos u trembur as nga policia e as nga njësitet speciale. Sot fitorja është shumë e ëmbël sepse keni qenë ju që ata bashkë me mua shënuam fitore. Ju sot e keni fituar Nikolla Gruevskin, e keni fituar Branko Cërvenkovskin, prandaj unë ju uroj juve për këtë fitore."- u tha mbrëmë Sela elektoratit të tij.

(Foto: Struge festa e shqiptarëve pas fitores së kandidatit të PDSH-së)
FITORE E THELLE E PARTIVE NE PUSHTET
Partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë shënuar fitore të thellë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas rezultateve të para që ka kumtuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, partia maqedonase në pushtet ka fituar 16 komuna, ndërsa BDI të gjitha komunat shqiptare, pos Strugës, ku fitues ka dalë kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, informon europaelire.
Të dielën në Maqedoni është zhvilluar rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në 29 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në raundin e parë të zgjedhjeve, të zhvilluar më 24 mars, janë zgjedhur 49 kryetarë të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com