Maqedoni,Gjorge Ivanov tërheq
vendimin për faljen e 22 politikanëve

Maqedoni,Gjorge Ivanov tërheq<br />vendimin për faljen e 22 politikanëve
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka vendosur që të tërheq pjesërisht vendimin për faljen e 22 politikanëve.

Lajmin e bëri publik vetë presidenti në një fjalim drejtuar popullit maqedonas. Sipas tij kjo bëhet me qëllim për t'i dhënë fund krizës politike në vend dhe për të dëshmuar para botës se asnjë politikan nuk është mbi ligjin dhe duhet të jep llogari para gjykatat e vendit.

“Në interes të qytetarëve të Maqedonisë solla vendimin përfundimtarë që të anuloj vendimin për falje për 22 persona të cilët merren me politikë. Personat e tjerë nga lista e përgjithshme prej 56 personave mund të bëjnë kërkesë personale që të kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje. Me këtë dua të bëjmë të qartë se asnjë politikan nuk është mbi ligjin. Kjo do të ndihmon shumë sidomos në këtë situatë të krizës së madhe me emigrantët. Për këtë arsye konsideroj se domosdo duhet ti ndihmojmë zhvillimeve politike për dalje nga kriza, në të kundërtën kriza do të zgjatë shumë”, deklaroi Ivanov.

Vendimi i faljes,  kryesisht për funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së u shoqërua me protesta të shumta në Maqedoni të cilët ishin kundër faljes së 22 politikanëve të cilët po hetoheshin Prokuroria Speciale Publike për përfshirje në manipulime zgjedhore dhe korrupsion. 

Në listën e politikanëve bënin pjese edhe ish kryeministri Nikola Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev

Redaksia online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar