KERCOVE- Fitorja e shqiptarëve në komunën e Kërçovës në Maqedoni, pas 70 vitesh nuk është pritur mirë nga komuniteti maqedonas. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se gjatë dy ditëve të fundit, në muret në zonën industriale Ivanidol në Kërçovë janë shkruar grafite me përmbajtje anti-shqiptare, si “Vdekje për shqiptarët”.
Objekti ku është shkruar ky grafit është pronë e shqiptarit E.A. dhe është shkruar një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë, i cili në vend që t’i uronte fitoren kryetarit të ri Fatmir Dehari, ai u tha maqedonasve të këtij qyteti se Kërçova është dhe do të mbetet Maqedoni.

(Foto: Grafitet antishqiptare, ne muret e komunes Kerçovë: Vdekje Shqiptarëve)
Gruevski në Kërçovë u ballafaqua me një pjesë të simpatizantëve të partisë së tij të cilët e mbështetnin dhe një pjese tjetër të qytetarëve të cilët e akuzonin atë për tradhti.
Maqedonasit vazhdojnë të shfaqin urrejtje ndaj shqiptarëve edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa përveç grafiteve, fyerjet më të mëdha bëhen në rrjetet sociale ku zgjedhjet pas 70 vjetësh, duket se nuk ka lënë një shije të mirë në radhët e maqedonasve, shkruan Zhurnal.mk.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com