Maqedoni, Gruevski paralajmëron 
largimin nga VMRO

Maqedoni, Gruevski paralajmëron <br />largimin nga VMRO<br>
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vendosur t’i hapë rrugë një parardhësi në këtë post, pas rezultateve zhgënjyese që ky subjekt politik arriti në zgjedhjet e fundit, politike dhe lokale.

Në një intervistë për gazetën “Kurir”, ish-kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar se synimi i tij për t’u larguar është përfundimtar, cilido qoftë rezultati i analizës post-zgjedhore në partinë kryesore të opozitës.

“Pavarësisht përfundimit që do të dalë nga analiza e zgjedhjeve, nëse konstatohet një përgjegjësi e imja, sado e vogël qoftë ajo, unë do të dorëzoj dorëheqjen time”, ka deklaruar Gruevski.

I përballur me një opozitë edhe nga brenda radhëve të partisë së tij, Gruevski ka shprehur shpresën që largimi i tij të sjellë një ndryshim pozitiv në skenën politike maqedonase.

“Shpresoj që dorëheqja ime të sjellë një klimë politike më të favorshme, si brenda partisë time, ashtu edhe për vendin”, ka thënë ai. Pyetjes direkte të gazetës se kur do të ndodhë dorëheqja, ai i është përgjigjur: “Shumë shpejt. Ndoshta brenda 1 ose 2 javëve”.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg