Maqedoni, Ivanov këmbëngul
refuzon të mandatojë Zoran Zaev

Maqedoni, Ivanov këmbëngul<br />refuzon të mandatojë Zoran Zaev
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov vijon të këmbëngulë dhe të refuzojë që lideri i LSDM Zoran Zaev të marrë mandatin për të krijuar qeverinë e re. Në komunikatën e dhënë nga zyra e shtypit të kreut te shtetit ende thuhet se nuk janë shmangur pengesat për të ndarë mandatin.
 
Më 1 mars Ivanov tha se platforma e partive shqiptare siç u shpreh ai ‘platforma e Tiranës’ paraqet pengesë për mos ndarjen e mandatit sepse ajo rrënon karakterin unitar të Maqedonisë si shtet.
 
Qëndrimi i përsëritur i presidentit Ivanov vjen pas insistimit të Social Demokratëve që presidenti Ianov t’i japë mandatin Zoran Zaevit sepse programi qeveritar i prezantuar të premten nga ai dëshmoi se në asnjë mënyrë nuk cenohet karakteri unitar i shtetit.
 
Burime për Radion Evropa e Lirë thonë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit të Maqedonisë dhe me gjasë parlamenti pritet të thirret të enjten e kësaj jave.
  
Konstituimi i parlamentit pritet të mbahet në një atmosferë të tensionuar, ku në njërën anë presidenti Ivanov refuzon të ndajë mandatin dhe anën tjetër lideri i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski ish-kryeministër, ka intensifikuar kërcënimet për destabilizimin e vendit, si shenjë revolte e popullatës pasi partia e tij nuk arriti të formojë qeverinë.
 
Ndërkohë në vazhdimësi, zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së u kanë bërë thirrje forcave politike në vend dhe veçanërisht presidentit Ivanov që të japë sa më shpejt mandatin për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie e cila në agjendën e saj do të vendos si prioritet luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)