Maqedoni, ja 14 komunat ku 
fituan shqiptarët, kryeson BDI

Maqedoni, ja 14 komunat ku <br />fituan shqiptarët, kryeson BDI<br>
Nga 80 komuna të Maqedonisë, shqiptarët kryesojnë në 14 prej tyre. Komuna e Tetovës, Çairit, Gostivarit, Kërccovës, Strugës, Dibrës, Sarajit, Haraçinës, Likovës, Tearcës, Vrapçishtës, Studeniçanit, Zhelinës dhe Bervenicës do kenë kryetar nga radhët e shqiptarëve.

Zgjedhjet lokale të kësaj të diele nuk kanë shumë surpriza kjo pasi BDI arrin të përforcojë pozitat në komunat ku ka shënuar fitore edhe 4 vite më parë, ndërsa rritje ka shënuar Besa e Bilall Kasemit e cila është renditur e dyta pas BDI në pjesën më të madhe të komunave. Nga 14 komunat ku kryesojnë shqiptarët, në 12 prej tyre të avantazhuar në raundin e dytë janë kandidatët e BDI.

Struga, e cila duket se do rimandatojë në raundin e dytë Ziadin Selën e "Aleancës për Shqiptarët" përballë Ramiz Merkos të BDI, dhe Studeniccani me kandidatin Azem Sadiki të PDSH, i cili shkon në raundin e dytë me Rexhep Memedin e Besës, kanë votuar ndryshe. PDSH ka arritur të dalë forcë e parë vetëm në këtë komunë, ndërsa ka humbur ndjeshëm terren në zonat ku dikur ishte forcë e parë politike. Rritje në vota ka shënuar Besa e Bilall Kasamit kandidatët e së cilës janë renditur të dytët në shumicën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare. 

Komunat ku kryesojnë shqiptarët dhe kandidatët
Dibër - Kryeson kandidati i BDI, Ruzhdi Lata, i cili ndiqet nga Xhemail Çupi i Lëvizjes BESA

Saraj - Kryeson BDI me kandidatin Blerim Bexheti, i cili shkon në raundin e dytë me Bashkim Bekiun e Besës.

Strugë - Eshtë e padiskutueshme dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duket se do të marrë mandatin e dytë. Ai shkon në raundin e dytë me Ramiz Merkon e BDI, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë komunë. 

Kërçovë - është komuna e cila iu rikthye shqiptarëve në 2013-ën me Fatmir Deharin e BDI-së, i cili gjithashtu kryeson edhe në këto zgjedhje, ccka do të thotë se raundin e dytë ai do të fitojë lehtësisht ndaj kandidatit të LSDM-së, Vllatko Sajkoski. 

Çair - I besohet BDI-së edhe këtë mandat. Visar Ganiu do jetë në balotazh me Zekirija Ibrahimin e Besës. 

Tetovë - Gjithashtu vijon të mbetet bastion i BDI-së së Ali Ahmetit. Teuta Arifi ka arritur të fitojë bindshëm, por rritja e partisë Besa ku kandidon kryetari i saj Bilall Kasemi bën që të shkojë në raundin e dytë. 

Bogovina - Kryeson kandidati Minuar Asani i Besës ndaj Berzah Bejtullahut të BDI. Raundi i dytë do përcaktojë kreun e ri të komunës. 

Haraçinë - Surpriza ka qenë komuna e Haraccinës ku ka fituar kandidatja e LSDM-së, Milikije Halimi e cila në fakt është shqiptare. Kjo komunë ka qenë bastion i BDI-së, por kandidati i saj Isuf Bislimi është renditur i dyti, duke shkuar kështu në raundin e dytë. 

Likovë - Ndërkohë, BDI arrin të përforcojë pozitat në komunën e Likovës aty ku kandidati i saj Erkan Arifi kryeson me 49.5%, por që nuk mjafton për të fituar komunën që në raundin e parë. 

Vrapçisht - Ka një rivalitet të ashpër mes Gajur Rushitit të BDI dhe Isen Shabanit të Besës. Të dy këta kandidatë shkojnë në raundin e dytë. 

Zhelinë - Edhe në Zhelinë rivaliteti është sërish mes BDI dhe Besës. Fatmir Izairi dhe Blerim Sejdi do përballen në raundin e dytë në 28 nëntor. 

Pllasnicë - BDI fiton ndërkohë në komunën e Pllasnicës përballë LSDM-së me Shpresim Ajroskin. 

Studeniçan - Ndërsa PDSH ka arritur të dalë forcë e parë vetëm në komunën e Studeniccanit. Kandidati i saj Azem Sadiki shkon në raundin e dytë me Rexhep Memedin e Besës. 

Bervenicë - Surpriza duket se do ndodhë në komunën e Bervenicës ku kryeson një kandidat shqiptar i pavarur, Enver Pajazi i cili ka lënë pas rivalin e Besës, Selatin Isufi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari