Maqedoni, konfiskohen 117 kg
marijuanë, vinte nga Shqipëria

Maqedoni, konfiskohen 117 kg<br />marijuanë, vinte nga Shqipëria
SHKUP - Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë konfiskoi 117 kilogram drogë marijuanë në një autobus me targa regjistruese shqiptare.
 
Droga ka qenë e paketuar në 144 pako, të fshehura në boshllëqet mbi gomat e para dhe të prapme mes hapësirës së bagazhit dhe hapësirës për ventilim mbi ndenjëset e autobusit.
 
Autobusi i markës "Neoplan" me targa shqiptare, i drejtuar nga pronari, E.B. nga Tirana, dje rreth orës 20 e 30 minuta është paraqitur për dalje nga Maqedonia. Në autobus ka pasur edhe një person të dytë K.B dhe rreth 20 udhëtarë.
 
Të dyshuarit dhe droga janë dorëzuar te inspektorët e sektorit për hetim për procedim të mëtejshëm. Është konfirmuar se E.B. dhe K.B. kanë bërë marrëveshje të transportit të marihuanës përmes Kosovës, Maqedonisë deri në Beograd, ku duhet t’ia dorëzonin një shtetasi serb, ndërsa ata ta vazhdojnë udhëtimin përmes Hungarisë deri në Frajburg të Gjermanisë.
 
Kundër autorëve është parashtruar edhe denoncim penal për "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në fitim të drogave narkotike, substancve psikotrope dhe prekursorë". Ata janë nxjerrë para gjykatësve.
 
Nga fillimi i vitit, në vendkalimet kufitare të vendit janë zbuluar gjithsej 13 raste të transportit të drogës. Sekuestrimi i tërësishëm i marihuanës deri tani është 640 kilogramë prej të cilave nëntë raste janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanocëku dhe janë konfiskuar 306 kilogramë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi