“Maqedonia duhet të ecë përpara. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës" kështu u shpreh kreu i LSDM-së Zoran Zaev në një dalje për mediat teksa prezantoi programin qeverisës.
“Kjo lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Ivanovit, nuk duhet të vazhdoj e të ju shqetësoj edhe më tej”, shtoi Zaev.
Ai i bëri thirrje presidentit Ivanov që të mos bllokojë procesin e transferimit të pushtetit, por brenda dhjetë ditëve t’ia japë mandatin.
Zhvillim ekonomik, kthimi i demokracisë, sundimin i së drejtës, Integrim në NATO dhe BE, punësimi ishin disa nga pikat kryesore te fjalës së kreut të LSDM-së.
"Do ti nxisim biznesmenët që ti zgjerojnë kapacitetet e tyre, me çka do të mundësojmë hapjen e vendeve të reja të punësDo të jemi qeveri e hapur dhe transparente, .Do të sigurojmë zhvillim të barabartë rajonal” u shpreh kreu i LSDMS.
Zaev tha se programi i partisë së tij, LSDM, dhe i partive shqiptare që janë pjesë e shumicës së re parlamentare, bazohet në platformat parazgjedhore të këtyre subjekteve politike .
Ai shtoi se programi i qeverisë parasheh miratimin e një ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike i cili do të avancojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Pak ditë më parë presidenti Ivanov refuzoi të mandatonte Zaev për formimin e qeverisë pasi sipas kreut të shtetit platforma shqiptare e pranuar prej Zaev cënon sovranitetin e vendit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com