SHKUP, (Maqedoni), 1 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i opozitës i të majtës maqedonase, Zoran Zaev, u akuzua sot për përgjime kundër drejtuesve shtetërorë, theksuan burime gjyqësore.
"Zaev u akuzua se kishte kryer akte të dhunshme kundër zyrtarëve të lartë të vendit", sipas një komunikate të Prokurorisë.
Katër persona të tjerë, përfshirë dhe një ish-drejtor të shërbimeve sekrete maqedonase, Zoran Verusevski, u akuzuan për të njëjtën çështje për spiunazh dhe për përgjim të zyrtarëve të lartë.
Nëse shpallet fajtor, Zaev, i cili drejton Bashkimit Social-Demokrat të Maqedonisë (SDSM), rrezikon deri në pesë vjet burg./
/ec/