Maqedoni, kryeministri teknik
Dimitriev kërkon zgjedhje të reja

Maqedoni, kryeministri teknik<br />Dimitriev kërkon zgjedhje të reja
Vendimi partisë së Gruevksit VMRO-DPMNE për zgjedhjet të reja parlamentare në Maqedoni merr mbështetjen edhe të kryeministritë teknik Emil Dimitriev. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme parlamentare se bashku me ato lokalet do të ndihmojnë që vendi të dalë nga kriza.

Garancia e vetme për ruajtjen e unitetit të Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe multietnike, vlerëson Dimitriev.

"Kështu siç dikush dëshiron që t’i vendos punët në Maqedoni duke përjashtuar shumicën e popullit maqedonas, shumicën e turqve, romëve, vllahëve dhe etnive të tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. Së dyti në periudhën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën diskutime të cilat thellë prekin në rendin Kushtetues të vendit, ndërsa nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak flitej për këtë. Vlerësoj se këto tema nuk janë privilegj i elitave politike aq sa ato konsiderohen si të afta që të ballafaqohen me këto procese dhe për tema të tilla faktori i vetëm i cili mund të thotë dhe të prononcohet është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me ato lokale –”, u shpreh Dimitriev. 

Iniciativa qytetare për Maqedoninë e bashkuar, mbështetëse e VMRO-DPMNE, vijon të organizoje marshime, ku protestuesit përsëritën kërkesën për një Maqedoni të bashkuar dhe të kundërshtojnë platformën shqiptare.

Maqedonia është zhytur në një krizë të thellë politike pasi presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë për krijimin e qeverisë si Gruevskin edhe Zaev.

Së fundmi kreu i shtetit vlerësoi se arsyeja se përse nuk i dorëzoi mandatin kreut të LSDM ishte platforma shqiptare e cila sipas tij cënon sovranitetin e vendit.  Vendime të tilla kanë përshkallëzuar situatën politike në vend, ndërsa edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar që kriza të zgjidhet sa më shpejt.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike