Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për shpërndarjen e Kuvendit maqedonas pasi sipas saj Kuvendi duhet e vazhdoje të funksionojë. Në bazë të këtij vendimi nuk do të ketë zgjedhje me 5 Qershor. 

Ky vendim i Gjykatë Kushtetuese nuk është lënë pa u komentuar edhe nga forcat politike, madje shumë prej tyre e mbështesin atë.

Sipas medias maqedonase BDI dhe LSDM e janë pro, ndërsa për VMRO-DPMNE ky vendim nuk është i pranueshëm, pavarësisht se do ta respektojnë. 

Goran Sugarevski, i LSDM-së deklaroi se “Kjo është lojë politike mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kështu që vendimi në këtë moment është ligjor, por me prapavija politike. Ndryshe, kjo duhej të bëhej që në muajin Shkurt”, ndërsa Zoran Ilievski, i partisë VMRO-DPMNE-së thotë se.“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne do ta respektojmë. Vlerësojmë se nuk është në pajtim me politikat e partisë sonë, por Gjykata Kushtetuese është institucion që duhet të respektohet në këtë shtet dhe ne si të tillë do ta respektojmë”,

Si kjo nismë e Talat Xhaferit kishte dorëzuar më herët edhe Pavle Trajanov, por Gjykata Kushtetuese kishte refuzuar ta shqyrtonte. Sipas arsyetimit të Kushtetueses nisma e Talat Xhaferit nuk është e njëjta me atë të Pavle Trajanov pasi bëhet fjalë për data të ndryshe.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)