Maqedoni, Liderët e partive shqiptare:
Nuk heqim dorë nga qëndrimi ynë

MAQEDONI-Liderët e partive politike shqiptare zhvilluan gjatë ditës së sotme një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike që vendi aktualisht është.
 
 
Ndërkohë pas  takimit me Zannier, liderët e partive shqiptare, Ziadin Sela, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, kanë deklaruar se në pikat e deklaratës së përbashkët nuk ka asnjë pikë e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë.
 
 
Gjithashtu ata kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga deklarata e përbashkët mbi platformën shqiptare.
 
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, gjatë vizitës së tij ka takuar edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës