Maqedoni, mediat: Kotzias do të
hedhë poshtë platformën shqiptare

Maqedoni, mediat: Kotzias do të<br />hedhë poshtë platformën shqiptare
Ministri grek Nikos Kotzias do të hedh poshte platformën shqiptare dhe në tryezë do të vendos atë greke, të paktën kështu shkruajnë mediat maqedonase.

Kotzias ndodhet për një vizitë dyditore në Washington, e sipas të përditshmeve pritet që ai të shprehë linjat e kuqe për Maqedoninë, sa i përket bllokimit të saj në procesin e anëtarësimit në Nato dhe BE për shkak të çështjes së moszgjidhjes së emrit.

Maqedonia vijon të mbetet në krizë politike pasi presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë kreun e LSDM Zaev për formimin e qeverisë.

Shkak konsiderohet platforma shqiptare e cila sipas kreut të shtetit cënon sovranitetin e vendit.

Nga ana tjetër, ndërkomëbtarët kanë bërrë thirrje që Ivanov të mandatojë Zaev ndërsa ky i fundit ka shpalosur platformën e qeverisë së tij duke i lënë afat kreut të shtetit 10 ditë për t'i dhënë mandatin.

Në Maqedoni protestat kundër gjuhës shqipe po mbahen për dy javë me radhë, nën organizimin e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Organizatorët e protestave thonë se do të dalin në rrugë për të protestuar në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë, derisa lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, ta hedhë tërësisht platformën shqiptare.

Ata konsiderojnë se ky dokument është hartuar në Tiranë dhe si i tillë cënon karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)