Pas incidenteve të dhunshme të ndodhura në parlamentin maqedonas, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Nikolla Todorov, ka shkuar për të vizituar policët e lënduar në spitalin e Shkupit. 

Todorov, nuk është mirëpritur në spitalin e Shkupit nga mjekët kujdestarë në momentin kur ka shkuar të vizitojë policët e lënduar, njoftojnë burime jozyrtare për disa portale.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Todorov është ofenduar edhe pështyrë në fytyrë nga një mjeke. 

Burime nga Ministria e Punëve të Brëndshme bëhet me dije se 22 policë kanë mbetur të lënduar nga incidentet e dhunshme./TetovaSot

Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com