SHKUP- Miratimi në Qeveri i propozimit për stemën e re duket se nuk është përfundimtar. Vota “për” e ministrave shqiptarë mund të rishikohet gjatë votimit të dytë, pasi propozimi të rikthehet për shqyrtim.
Propozimi është në fazën e debatit publik dhe pas përfundimit të saj, do të rikthehet sërish në Qeveri dhe nga atje do të dërgohet në Kuvend për debat dhe miratim nga deputetët.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani thotë se pritet rikthimi në Qeveri i propozimit. Se cila do të jetë vota e ministrave, kjo gjë do të vendoset nga organet partiake.
“Ne presim pas debatit publik edhe njëherë të kthehet kjo çështje në Qeveri, aty do të debatohet, dhe deri atëherë të gjithë strukturat tona partiake do të marrin qëndrim për këtë çështje”, deklaroi Shabani për Alsat-M.
Gjatë ditës së djeshme, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafiz Haliti tha se për stemën e re Kryesia e partisë nuk ka diskutuar ende.
Ai tha se deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së do të votojnë sipas vendimit të Kryesisë Qendrore.
Të gjitha stemat që u propozuan, por që dështuan të miratohen
Që nga pavarësimi i Maqedonisë janë propozuar disa versione të stemave të shtetit, por miratimi i tyre në Kuvend ka dështuar për mungesë të vullnetit politik.
Sipas nenit 5 të Kushtetutës, për ndryshimin e simbolit shtetëror nevojitet mbështetja prej 2/3 të votave të deputetëve, një numër ky që për shumicat parlamentare nëpër vite ka qenë e pamundur të sigurohet.
Gazeta “Nova Makedonija” rikthen në vëmendje të gjitha propozimet e bëra gjatë më shumë se dy dekadave të fundit, që nga pavarësimi i shtetit.
Element i përbashkët i të gjitha stemave janë ngjyra e verdhë dhe e kuqe.
Aktualisht, Qeveria propozon luanin e kuq dhe fushën e verdhë, me kurorë në formë të kalasë sipër, për stemën e re të shtetit.
Për miratimin e stemës, nevojitet votimi me shumicë të cilësuar (2/3 të votave), si de votimi me Badenter, ku deputetët shqiptarë kanë fjalën kryesore.
BDI, e cila në parim ka mbështetur propozimin për ndryshimin e stemës, vendimin përfundimtar pritet të marrë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore.

Marrë nga "ZHURNAL.mk"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com