Maqedoni: Miratohet projektligji
për gjuhën shqipe
Parlamenti maqedonas, ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin. Në leximin e parë, ligjvënësit votuan 66 me 41 në favor të projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me insititucionet, komuna, spitale, gjykata.
Parlamenti maqedonas, ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.
Në leximin e parë, ligjvënësit votuan 66 me 41 në favor të projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me insititucionet, komuna, spitale, gjykata.
Para votimit, ligjvënësi, Ilija Dimovski, nga partia opozitare VMRO-DPMNE e ka përshkruar tekstin si jokushtetues dhe diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve tjera.
Projektligji i propozuar duhet të kalojë më shumë lexime në legjislacion përpara se t’i dërgohet presidentit, Gjorge Ivanov, për nënshkrim.
Kryeministri, Zoran Zaev, ka premtuar për këtë ligj kur ai formoi koalicionin me partitë shqiptare.
Një veprim i tillë ka nxitur kritika nga VMRO DPMNE dhe të tjerët, që e kanë akuzuar Zaev për tradhëti të interesave kombëtare të Maqedonisë.
Ligji i tanishëm për gjuhët, e definon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo mban këtë status vetëm në vendet ku komuniteti shqiptar përbën mbi 20 përqind të popullsisë.
Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me 2.1 milion banorë, shumica e të cilëve jetojnë në jugperëndim, afër kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.
Radio Evropa e LirëRedaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
28%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1730
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
25 Korrik, 22:49
-
Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri
25 Korrik, 22:45
-
Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit (VIDEO)
25 Korrik, 22:43
-
Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin
25 Korrik, 22:25
-
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje
25 Korrik, 22:16
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve
25 Korrik, 22:12
-
Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin
25 Korrik, 22:04
-
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve
25 Korrik, 22:02
-
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
25 Korrik, 22:01
-
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
25 Korrik, 21:56
-
Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48