Maqedoni, nesër 1.7 milionë votues
zgjedhin qeverinë dhe presidentin 

SHKUP - Në Maqedoni do të mbahen nesër zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.  Ndërkohë sot është heshtje zgjedhore duke i dhënë fund fushatës 30 ditëshe të partive politike. Për herë të parë në vendin fqinj zhvillohen dy palë zgjedhje në të njëjtën datë.

Në Maqedoni në zgjedhjet e parakohshme parlamentare si dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeve do të votojnë 1.780.128 votues në gjashtë njësi zgjedhore, ku do të zgjidhen 120 deputetët e ardhshëm të Parlamentit.

Por njëkohësisht qytetarët do të votojnë edhe për dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM. 

Ndërkaq diaspora do të votojë sot si për zgjedhjet parlamentare, por edhe balotazhin e presidencialeve, ku 27.828 votues të lajmëruar do të votojnë për zgjedhjen e 3 deputetëve, në 3 njësi zgjedhore: Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.
 
Po ashtu sot do të votojnë edhe kategoritë e të burgosurve në vend, personat me aftësi të kufizuar dhe të shpërngulurit brenda vendit. Ndërsa 1.843 të burgosur do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. 
 
Këto zgjedhje gjithashtu do të kenë numër më të madh edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendor, 9197 vëzhgues vendor dhe 489 vëzhgues të huaj, ndërsa po ashtu janë akredituar edhe 30 gazetarë të huaj për ndjekjen e zgjedhjeve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion