Maqedoni,ngërçi i qeverisë bllokon
mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Maqedoni,ngërçi i qeverisë bllokon<br />mbajtjen e zgjedhjeve lokale
Zvarritja e procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë bllokon dhe organizimin e zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen në maj të këtij viti.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale duhet t’i shpallë kryetari i Parlamentit 70 ditë para organizimit të zgjedhjeve përkatësisht ky afat skadon të hënën , po për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit, organizimi zgjedhjeve vendore është vënë në pikëpyetje.

Nga partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ,VMRO DPMNE edhe të dielën ka theksuar se vendi mund të dalë nga kriza vetëm përmes organizimit të zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale .

Ndërkaq, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e cila mori vendim që të jetë pjesë e Qeverisë së re të konstituuar nga Lidhja Social –Demokrate, thekson se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e paraparë për të mos bllokuar institucionet e pushtetit vendor, por pa përcaktuar formën e organizimit.

“Sigurisht se zgjedhjet lokale duhet të mbahen, kështu janë të parashikuara do të thotë në maj të 2017 -ës dhe tani duhet të shqyrtohen të gjitha situatat që rrjedhin në këtë drejtim”, thotë Ahmeti.

Lëvizja Besa dhe Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare thonë se janë të përgatitura për zgjedhjet vendore, por të njëjtat duhet t’i organizojë Qeveria e re e Maqedonisë e dalë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Njohësit e çështjeve politike thonë se taktizimet që çojnë në prolongimin e zgjedhjeve lokale paraqesin një goditje ndaj funksionimit të pushtetit vendor duke paralizuar tërësisht organet komunale, ngase drejtuesve të cilëve në bazë të ligjit u skadon mandati, nuk kanë të drejtë për të marrë asnjë vendim.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike