SHKUP - Ministria e Brendshme maqedonase njoftoi sot se një pjesë e kullës numër 4 të ndërtesës së qeverisë maqedonase u përfshi nga flakët, rreth orës 09:00, me orën lokale, gjatë zbatimit të ndërtimeve për vendosjen e hidroizolimit.
"Zjarri është shuar nga shërbimet e zjarrëfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me tre automjete zjarrfikës", theksoi ministria e sipërcituar.
Punonjësit e administratës së kryeministrisë maqedonase u evakuan përkohësisht. Nuk ka ende njoftime për të plagosur apo për dëmin e shkaktuar./ ATSH/