Maqedoni opozita kerkon zgjedhje
pas refuzimit per antaresim ne NATO

Maqedoni opozita kerkon zgjedhje <br />pas refuzimit per antaresim ne NATO
MAQEDONI- Maqedonia pritet të përfshihet nga protesta masive dhe kriza politike pas humbjes së ftesës për anëtarësim në Samitin e NATO-s të mbajtur në Çikago. Kjo është paralajmëruar nga partitë e opozitës, të cilat kanë kërkuar përgjegjësi nga qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski, se çfarë do të jetë oferta pas dështimit të radhës në Samitin e Aleancës në Çikago. Nga blloku opozitar maqedonas, prej muajit të ardhshëm janë paralajmëruar protesta masive në mbarë vendin kundër izolimit, varfërisë dhe politikave dezintegruese të qeverisë aktuale. Protestat do të organizohen në çdo qytet të Maqedonisë dhe pritet të jenë një sinjal i fuqishëm kundër qeverisë dhe shkuarjen e mundshme të vendit në zgjedhjet të reja të parakohshme. Gjithashtu Partia Demokratike Shqiptare ka kërkuar që menjëherë të mbahen zgjedhje të parakohshme. Nënkryetari i PDSH-së, Imer Aliu është shprehur: "Kërkojmë nga BE-ja të ndihmojnë që urgjentisht të hapet dialogu politik në mes katër forcave më të mëdha politike në vend. Kërkojmë që të thirret seancë urgjente e parlamentit lidhur me mosmarrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Çikagos, seancë kjo që do të rezultonte me shpërbërje të parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme si e vetmja zgjidhje për dalje nga kjo situatë e krijuar. Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) kërkon shpërbërjen e kësaj qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në mars të vitit 2013. Reagime të kësaj natyre kanë shprehur edhe partitë e tjera politike shqiptare. DR gjithashtu ka shprehur apelin për unitet mes partive shqiptare dhe dialog efikas për një aleancë politike ndërshqiptare, dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit në planin e procesit të integrimit në BE.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë