Maqedoni, Organizata Kristiane djeg
flamurin “musliman” shqipta

Maqedoni, Organizata Kristiane djeg <br />flamurin “musliman” shqipta
SHKUP – E ashtuquajtura “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) ka publikuar në Internet një video ndërsa ndjeg flamurin shqiptar shoqëruar me thirrje kundër muslimanëve.

Në videon e publikuar në YouTube shfaqen disa persona të maskuar në një sfond të zi me një kryq te bardhë. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve ndërsa në një mesazh të shfaqur me titra në anglisht, “për të gjithë muslimanët e botës”, shkruhet: “Mos luani me jetët tuaja dhe ato të fëmijëve tuaj”.

“E tani le të digjet flamuri (shqiptar) musliman”, lexohet në mesazh para se dy personat e maskuar t’i vendosnin flakën atij. “Digjuni muslimanë digjuni”, vazhdonte mesazhi. Pasi flamuri shqiptar i djegur është hedhur në tokë, njëri prej tyre e rimerr atë për ta treguar para kamerave: “Shikoni muslimanë, ky është flamuri juaj”, dhe e rihedh atë përsëri poshtë duke e shkelur me këmbë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike