Maqedoni, OSBE:Ivanov të pranojë
rezultatin dhe formimin e qeverisë

Kriza politike në Maqedoni e ka detyruar presidentin Ivanov të nisë bisedimet më ndërkombëtarët duke kërkuar i vendosur që të mos pranohet dhe të dënohet platforma e Tiranës.

Por kërkesat e kreut të shtetit duket se nuk po mirëpriten nga diplomatët e huaj.

Së fundmi kreu i shtetit u takua me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Lamberto Zannier.

Por, në fundin e vizitës së tij dyditore, Zannier deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit sigurojnë një bazë solide për krijimin e ekzekutivit dhe i bëri thirrje Parlamentit të nisë punën në përputhje me parimet demokratike dhe në pajtim me sundimin e së drejtës. 

“Fundi i ngërçit politik dhe kthimi i stabilitetit politik duhet të jetë prioriteti kryesor. Zgjidhja është në duart e aktorëve politikë, të cilët duhet t’i përgjigjen sfidës dhe të zgjidhin krizën politike në dobi të qytetarëve,” u shpreh Zannier. 

Zyrtari i lartë i dënoi më tej mesazhet nxitëse dhe incidentet e kohëve të fundit, të cilat, siç tha ai, mund të çojnë drejt përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike, ndërsa kujtoi se Marrëveshja e Ohrit është e një rëndësie kyçe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.

Diplomati gjerman theksoi se shpreson që presidenti Ivanov të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve te 11 dhjetorit dhe do t’i mundësojë shumices parlamentare të formojë qeverinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës