Përmendorja gjigante e Nënës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, e cila do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro, duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, 8 muaj pas shenjtërimit të saj, raportojnë mediat maqedonase.
 
Përmendorja, ndërtimi i së cilës filloi në tetor të vitit të kaluar, do të jetë e lartë 32 metra. Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shatërvan .
 
 Në shatërvan do të ketë edhe skulptura e Nënës Terezë me një fëmijë të sëmurë si edhe shumë skulptura për rreth, të gjitha prej mermeri të bardhë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)