Maqedoni, përpjekje të reja mes
dy vendeve për zgjidhjen e emrit

Maqedoni, përpjekje të reja mes<br />dy vendeve për zgjidhjen e emrit
SHKUP - Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e këtij kontesti, Nimiç më 9 dhe 11 shtator do të bëjë përpjekje të reja që të gjejë një zgjidhje për këtë çështje, që për dy dekada ka përkeqësuar dhe mbajtur në 'status quo' Maqedoninë në planin e evrointegrimeve dhe mosnjohjen e emrit kushtetues Republika e Maqedonisë, por vetëm si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
 
Nimiç do të ketë një agjendë të ngjeshur fillimisht në Athinë më 9 shtator dhe të nesërmen vijon vizitën në Shkup, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror dhe ambasadorët  e përfshirë në negociatat e deritanishme, që janë organizuar kryesisht në Nju Jork.
 
"Ambasadori Nimiç në takimet në Athinë  dhe Shkup me krerët e lartë qeveritar të të dyja vendeve do të vazhdojë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për kontestin e emrit", thuhet në komunikatën e OKB-së lidhur me vizitën e ndërmjetësit Nimiç.
 
Siç mësohet Nimiç vjen me propozimin tashmë të njohur si Republika e Epërme e Maqedonisë, një propozim që doli në dritë nga Shkupi, por që nuk është komentuar nga pala greke.
 
Vizita vjen edhe pas vizitës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë ku u takua me ministrin e jashtëm grek, Venizelos, me ç`rast temë kyçe ka qenë çështja e emrit dhe gjetja e një zgjidhje, për të hapur rrugën e integrimit evroatlantik të vendit.
 
Në takimet e fundit të palëve negociatore në Nju Jork, Nimiç porositi Shkupin dhe Athinën që të shqyrtojnë pakon e ideve dhe zgjidhjeve për kontestin e emrit, që ishin diskutuar në takimet maratonike. Por, një pako e tillë më e detajuar asnjëherë nuk u bë publike në mediat e të dyja vendeve, por ka mbetur vetëm çështje e debatit të mbyllur brenda krerëve më të lartë shtetëror të Shkupit dhe Athinës. Vizita e Nimiç vjen një muaj para se Komisioni Evropian të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë, por edhe me rastin e presidencës greke në vijim me BE, e cila ka bërë të ditur se Shkupi nuk do të jetë në agjendën e prioriteteve të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/INA)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi