Maqedoni, partitë s`heqin dorë
nga zgjedhjet e parakohshme
Partitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë hequr dorë nga mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
SHKUP - Partia në pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski është më e interesuar për të hyrë në zgjedhje të parakohshme, pas projeksioneve negative në planin ekonomik, investimeve dhe deficitit në buxhetin shtetëror, që po vijon me trende negative.
Nga kjo parti theksojnë se përballja në zgjedhje do të jetë e mundshme për të sfiduar edhe udhëheqjen e re të opozitës maqedonase, e cila siç thuhet nuk ka vizion dhe kapacitete për të drejtuar vendit për [ështjet strategjike dhe zhvillimore. "Ne jemi të gatshëm për t`u ballafaquar me zgjedhje, për ti treguar kësaj opozite vendin e saj", - tha një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE.
Por, një gjë të tillë disa ditë më parë e theksoi edhe kryeministri Gruevski, duke shtuar se dëshiron ballafaqim me opozitën, e cila po pengon procesin e integrimit të vendit dhe krijon imazh negativ në planin e jashtëm.
Por nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) thekson se do të hyjë në zgjedhje, por jo me kushtet aktuale, pasi që do të ketë zgjedhje kriminale të vjedhura nga pushteti aktual.
Kryetari i LSDM, Zoran Zaev theksoi se në mënyrë thelbësore pushteti dhe opozita dhe institucionet e sistemit të përfshihen në pastrimin e listave zgjedhore deri në fund dhe të përfshijnë rekomandimet e
OSBE/ODIHR në kodin zgjedhor. "Menjëherë sapo të përfundojë kjo, duhet të përcaktohet koha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, dhe jo në këto kushte të mbahen zgjedhje kriminale", - ka theksuar Zaev.
Partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë të ndara sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. Derisa në BDI prioritet e shohin zgjidhjen e emrit dhe zhbllokimin e procesit evrointegrues, në PDSH theksojnë se janë të gatshëm për t`u ballafaquar në zgjedhje të parakohshme.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/INA)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15