Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar 59 emigrantë nga Shqipëria në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Ata kanë qenë punëtorë krahu në Pollog, me çka vetëm në Gostivar janë ndaluar 42 emigrantë nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kurse 17 të tjerë janë arrestuar në Tetovë.

Sipas SPB të Tetovës, arrestimi i shtetasve të huaj, madje është bërë sepse nuk e kanë pasur të rregulluar qëndrimin në Maqedoni, kurse disa prej tyre janë futur edhe ilegalisht në vend.

Shumica e të arrestuarve janë të moshës prej 20 deri në 45 vjet dhe nuk e kanë pasur të rregulluar statusin e qëndrimit në Maqedoni. “Ata kanë kryer punë të ndryshme ndërtimore, në bujqësi dhe fusha të tjera. Tetë prej të arrestuarve nuk kanë pasur asnjë dokument dhe në mënyrë ilegale kanë hyrë në Maqedoni”, bën të ditur SPB e Tetovës.

(v.gj/shqiptarja.com)