SHKUP (Maqedoni), 15 tetor /ATSH-AFP/ - Policia maqedonase arrestoi sot pesë persona të dyshuar për terrorizëm, për përfshirjen e tyre të dyshuar në përplasjet e përgjakshme më 9 dhe 10 maj mes forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur me origjinë shqiptare, në Kumanovë.
Këto luftime shkaktuan 18 të vdekur, tetë prej të cilëve policë maqedonas. Autoritetet maqedonase e cilësuan komandon me origjinë shqiptare si "terroriste" dhe si planifikuese të sulmeve kundër institucioneve shtetërore.
Shkupi shpalli, në atë kohë, fajtor për terrorizëm 30 persona, 18 prej të cilëve kosovarë, të arrestuar gjatë këtyre luftimeve.
Prokuroria për krimin e organizuar njoftoi hapjen e një hetimi kundër pesë personave të arrestuar sot, dyshuar për terrorizëm në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë./
/ec/